Fundamenti

Ekonomia, sfidë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Korrupsioni, biznesi jonormal, papunësia dhe investimet e Qeverisë në projekte si autostrada Vërmicë-Merdar duke lënë anash çështjet sociale, janë disa faktorë që mund ta lënë Kosovën jashtë Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE’në. Komisioni Europian vlerëson se politikat ekonomike në Kosovë kanë qenë të paqëndrueshme gjatë tri viteve të fundit. Megjithatë, nuk mohon se gjatë kësaj periudhe ka pasur përparime.

Komisioni Evropian në vlerësimin për Kosovën, përveç defekteve me sundimin e ligjit, në administratën publike, në mbrojtjen e pakicave e në tregti, ka nxjerrë në pah se vendi nuk i ka punët mirë as me ekonominë në përgjithësi.

Korrupsioni, biznesi jonormal, papunësia dhe investimet e Qeverisë në projekte si autostrada Vërmicë-Merdar duke lënë anash çështjet sociale, janë disa faktorë të tjerë që mund ta lënë Kosovën jashtë Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA) me BE-në.

ARKATANA

Sipas studimit të KE-së, politikat ekonomike në Kosovë kanë qenë të paqëndrueshme gjatë tri viteve të fundit. Megjithatë, nuk mohon se gjatë kësaj periudhe ka pasur përparime të dukshme në sistemin financiar, qëndrueshmërinë në rritjen ekonomike dhe të ardhurat buxhetore. Por në të njëjtën kohë, konstaton se kjo ka rritur dobësitë ekonomike.

“Qeveria ka përparuar edhe reformat për të përmirësuar mjedisin rregullator të ekonomisë e biznesit… Në të njëjtën kohë, korrupsioni dhe praktikat e biznesit joformal janë ende të përhapura dhe mbeten sfida të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Në këtë kontekst, sundimi i ligjit duhet të forcohet”, thuhet në raportin Analitik për Kosovën.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.