Uji Dea

Ekipi mobil i KKZ-së, është të ndihmojë votuesit e veçantë apo t’u dërgojë materiale LDK-së?!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan denoncon, me dëshmi dhe pamje autentike, ekipin mobil të KKZ-së në Gjilan, i cili është i dedikuar për t’ua ofruar mundësinë e votimit rasteve të veçanta, se sot rreth orës 14:30 në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ky ekip ka ndaluar te zyrat e LDK-së në këtë fshat për t’u furnizuar me material propagandues të LDK-së që t’ua imponojë atë votuesve të vizituar.

PDK, përkundër pritjes së rezultatit fitues, megjithëkëtë kërkon ruajtjen e rendit dhe respektimin e kodit zgjedhor, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, vëzhguesve ndërkombëtarë, e posaçërisht atyre të Ambasadës Amerikane, për të ndërhyrë në këtë tendencë të ndikimit në zgjedhje.

FIDANISHTJA

Kjo assesi nuk do të ndikojë në rezultatin final, por është i papranueshëm si veprim dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor. Për më tepër, ne si PDK na jep të kuptojmë se ky është tregues i panikut të LDK-së, duke pasur parasysh këtu edhe disa shkelje më të vogla që në mëngjes, disa prej të cilave edhe nuk i kemi raportuar duke qenë të vendosur për ta ruajtur qetësinë dhe rendin zgjedhor thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.