RCCOLA

Ekipa mjekësore e QKMF-së në Viti viziton qytetarin kroat që jeton në fshatin Vërnez

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në koordinim me kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, një ekip mjekësore e QKMF-së në Viti, të shoqëruara edhe nga drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadolli-Halili, kanë vizituar sot qytetarin Petar Peric nga komuniteti kroat, i cili jeton në fshatin Vërnez të Komunës së Vitisë.

Gjatë vizitës përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe me kushtet në të cilat jeton.

Në konsultë me institucionet komunale janë munduar që të bindin qytetarin që të ndërroj vendbanim, ku do të mund t’i ofrohen kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar që të lëshoj shtëpinë e tij.

Fundamenti

Përndryshe, institucionet komunale do të jenë në koordinim edhe me DSHMS dhe Shërbimet Komunale në mënyrë që të gjejnë modalitete si ta ndihmojnë nê ardhmen./rajonipress/