Mobi Casa

Ejup Fazliu me mjetet vetanake vendos mbrojtëset e urës në fshatin Karaqevë e Poshtme

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Qytetari i brezit kufitar në Karaqevë e Poshtme Ejup Asllan Fazliu me iniciativën e tij dhe me mjetet e veta financiare ka vendosur mbrojtëse e urës në këtë fshat për ta evituar rrezikun permanent në brezin kufitar.

Ura ka mjaft lëvizje dhe qarkullim si nga ana e banorëve ashtu edhe nxënësve dhe rreziku ishte shumë i madh shpjegon Selver Lenjani.

KKVITI

“Janë vendosur mbrojtëset nga qytetari humanisti Ejup Asllan Fazliu duke e parë rrezikun edhe gjatë kohës së dimrit. Bashkësia lokale e falënderon këtë gjest human të Ejup Fazliu. Uroj që në brezin kufitar të vazhdojnë këto aksione se kjo është traditë kombëtare e shqiptarëve” ka thënë Selver Lenjani./rajonipress/