Fundamenti

EJU: Kelmendi favorite absolute

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Majlinda Kelmendi është favorite absolute në kategorinë deri 52 kilogramë. Kështu ka shkruar sajti zyrtar i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU) në një tekst për Kampionatin e botës në xhudo për seniorë që nis pas pak ditësh.

Botërori i xhudos, ngjarja më e madhe e këtij viti në këtë sport luftarak, mbahet në Astana të Kazakistanit nga 24 deri më 30 gusht. Garat në kategorinë e Kelmendit, atë deri 52 kilogramë, zhvillohen më 25 gusht, të martën e ardhshme.

“Majlinda Kelmendi (KOS) është favorite absolute në kategorinë deri 52 kilogramë, shkruan sot Koha Ditore.

Hidromorava

E pamposhtur për dy vite, Kelmendi ka seri të fitoreve që mund të krahasohet vetëm me atë të Teddy Rinerit. Për të vënë në pah rolin e favorites, Kelmendi ka bilanc 5:0 ndaj rivales më të afërt Andrea Chitu.

Gjasat më të mëdha për një befasi janë ndoshta kundër japonezes Yuki Hashimoto, apo ruses Natalia Kuziutina”, ka shkruar EJU-ja.
Majlinda Kelmendi (24) është kampione në fuqi dhe e dyfishtë e botës. Titujt e botës i ka fituar vitin e kaluar dhe në vitin 2013.

http://koha.net/?id=6&l=71403

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.