ARKATANA

Ehat Miftaraj ironizon krerët e shtetit: Presidentja përfaqëson vendin, Kurti ndjek sportin, Gërvalla sulmon mediat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar me tone ironike ndaj rolit dhe angazhimeve të krerëve institucionalë në Kosovë, duke i përshkruar me nota kritike dhe sarkastike detyrat që, sipas tij, ata i kanë ndarë mes vete.

Sipas Miftarajt, presidentja Vjosa Osmani ka marrë përsipër përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, duke u angazhuar në forume dhe takime me liderë të shteteve të ndryshme për promovimin e interesave të vendit. Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, siç shkruan Miftaraj, është më i angazhuar në ndjekjen e finaleve sportive dhe ndonjëherë viziton RTK-në për të “biseduar me veten”.

Miftaraj nuk kurseu kritika as për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se është angazhuar në “sharje dhe ofendime ndaj gazetarëve dhe mediave”, si dhe në afrim të njerëzve pa integritet në subjektin e saj politik.

ARKATANA

Ndërkohë, për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai u shpreh me ironi se “duket se është në pushim vjetor për disa muaj”.

“Ne pritje të ditës së premte për Përpjekjen dhe Miss Dështimin 20,” përfundon Miftaraj postimin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.