Fundamenti

Egjiptasit e quanin “bima e përjetësisë”, shkenca i vërteton efektet shëruese të aloe veras

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aloe vera, bima që ngjan me kaktus dhe përmban një xhel shërues transparent, është dëshmi se mrekullitë ekzistojnë: bima natyrale ka aq shumë fuqi shëruese, saqë normalisht se i mposhtë të mirat e shumë gjërave artificiale.

Nga egjiptianët e lashtë, aloe vera është njohur si ‘bima e pavdekësisë’, ndërkaq nga amerikanët autokton si shkopi magjik i parajsës.

Aloe vera mund të vendoset mbi të gjitha lëndimet sikur djegiet, ose edhe mund të konsumohet për përfitime tjera shëndetësore.

Bima i mban mbi 200 substanca aktive biologjike të cilat na ndihmojnë ne, duke përfshirë enzima, minerale, vitamina, amino acide, etj.

Sistemi jonë i imunitetit i reagon mirë aloe veras, pasi bima përmban edhe veti anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore të cilat i ndihmojnë trupat tonët ë pastrohen nga patogjenet dhe toksinat.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, mineralet janë ato që e mbajnë trupin të gjallë dhe aloe vera është e mbushur me shumë lloje të ndryshme të tyre, duke përfshirë magnezin, zinkun, selenin, kalciumin, kaliumin, hekurin, sodiumin, etj.

Edhe nëse keni probleme me sistemin e tretjes, aloe vera mund t’ju ndihmojë sepse përmban enzima të rëndësishme të cilat ndihmojnë në këto probleme.

Tjetër veçori e aloe veras është se përmban vitaminë B12, e kjo vitaminë është vështirë të merret përmes ushqimit. Vlen të ceket se vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Aloe vera përmban edhe vitamina A, C, E, kolin, acid folik, B1, B2, B3, dhe B6.22 amino acide janë esenciale për funksionin e trupit, ndërkaq aloe vera i përmban 20 prej tyre.

Pra, aloe vera është e aftë ta pastrojë trupin duke i larguar substancat toksike nga lukthi, fshikëza, mëlçia, veshkat, etj., por edhe trajton probleme të ndryshme. Nuk është çudi se kjo është njohur nga egjiptianët e lashtë si ‘bima e pavdekësisë’

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.