Edonis Selimi futbollist me kapacitete të mëdha evropiane

Gjilan – Padyshim njëri ndër futbollistët më me perspektivë jo vetëm në Gjilan por edhe në futbollin e Kosovës është Gjilanasi Edonis Selimi i cili po mahnitë njohësit e futbollit jo vetëm ata Kosovar por edhe Evropian.
Mesfushori ofanzivë i Dritës tek Juniorët i cili edhe pak muaj do ti mbush 17 vite është ardhmëri jo vetëm për futbollin Gjilanas por edhe Kosovar.
Ky talent i topit ‘magjik’ me paraqitjet e tija në shumë turne të shkollave të futbollit ka joshur shumë menaxher dhe ekspert të futbollit evropian.
Mesfushori, Selimi e në shumë raste edhe në rolin e sulmuesit ka lënë gjurmë të thella në Shkollën e futbollit “Galatasaray” në Prishtinë, në atë të “Arsenalit” duke marrë pjesë në shtetin e Turqisë duke pasur paraqitje spektakulare.
“Në këto turne kam pasur paraqitje të mira çka një kontribut timin e ka vërejtur edhe një menaxher nga Gjermania, jam sprovuar në këtë shtet dhe ata kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen time”, tregon futbollisti Selimi.
Edonisi gjurmë të mëdha kishte lënë edhe në Futsal në Cagliari të Italisë duke dëshmuar lojëra cilësore ku pjesëmarrja ishte masovike nga 24 shtete Përfaqësuesja e Kosovës ishte ndër 10 më të mirat. “Synimet e mija janë që për një kohë shumë të shkurt të përzgjedhë një skuadër të madhe Evropiane shpresoj se kjo do të ndodh gjatë këtij viti pasi jam në kontakt me disa menaxher të futbollit”, shprehet talenti Edonis Selimi.
Këtë futbollistë gjatë lojës së futbollit e karakterizon gjuajtjet e sakta, kërcimi në ajër dhe nuhatja për gol ndërsa ëndrra e tij është që të shkoj gjurmëve të futbollistit francez Thierry Henry.
Edonisi paraqitje të mira kishte pasur edhe në turneun e futbollit në Shqipëri i cili organizohet në “Loro Boriqi” .
Se për çfarë talenti kemi të bëjmë këtë më së miri e tregon trajneri i grup moshave të kadetëve në KF Drita Skender Bunjaku. “Është një talent i rrallë një punëtor i madh ka një perspektiv të madhe në karrierën e tij, futbollistike shpresoj dhe nuk dyshoj se për Edonisin do të dëgjojmë vetëm lajme të mira”.
Edonisi në pranverë do t`i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës U17 të cilët do të udhëtojnë drejt Spanjës e në Qershor do të kenë mundësi të jenë në Francë./sylejman ismajli/rajonipress/