Fundamenti

Edona Llalloshi premton befasi ne këtë sezon!

/ 1 minutë lexim

Është njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Edona Llalloshi e cila tash e sa vjet përmes këngës së saj sjell ngrohtësi e shumë dashuri në publik.

Por edhe pse ajo tashmë ka arritur të radhitet tek këngëtaret më të mira shqiptare, babai i saj për Tribuna ka treguar se Edona vazhdon të mendoj që çdo herë në publik të vijë ndryshe e me këngë të reja.

Uji Dea

“Është duke punuar në këngë e projekte të reja. Do të ketë gjithsesi diçka të re nga ajo para sezonit të verës. Nuk do të doja të zbuloja më shumë meqenëse ende nuk ka ndonjë gjë të definuar. Mirëpo e rëndësishme është që Edona po punon në projekte të reja ku do të ketë shumë befasi”, ka thënë Llalloshi për Tribunën, ndërsa ka shpalosur se Edona momentalisht po qëndron në Amerikë për pushime.