Mobi Casa

Edita, me “vend pune” në Mauricius

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e shfrytëzon më së miri pozicionin e saj të ri në ishull, për të punuar në muzikë.

Ka një kohë që për këngëtaren zvicerane me prejardhje shqiptare, Edita Abdieski nuk dëgjohej shumë.

Në vitin 2010 ajo pati zënë vendin e parë në spektaklin e njohur gjerman të muzikës “X Factor” dhe pas kësaj kishte pasur disa suksese në skenën muzikore gjermane, të cilës i takon prej disa vitesh.

Mobi Casa

Por, suksesi më i fundit i saj nuk i takon muzikës. Ai ka të bëjë me fillimin e një pune të re dhe atraktive. Pra Edita ka gjetur një “punë ëndrrash”, është bërë bartëse e imazhit të Long beach Hotel në ishullin e njohur për turizëm të kategorisë së lartë, në Mauricius.

“Kur jam në plazh më lindin idetë më të mira”, thotë ajo. Dhe kjo i bie se Edita e shfrytëzon më së miri pozicionin e saj të ri në ishull, për të punuar në muzikë.

Fundja, ajo tash është në vluun e punës për albumin e saj të tretë, i cili duhet të publikohet nga fundi i vitit.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.