RCCOLA

Edita i kërkon BE-së të bëjë presion ndaj Serbisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri kërkon nga BE-ja t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, veçanërisht ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.

Nga BE-ja ajo kërkoi t’i përmbush premtimet e dhëna, duke i përmendur këtu vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.

Mos zbatimi i marrëveshjeve nga Serbia, nuk e bën atë të ndihet keq, madje as nuk e ka shtyrë të mendojë ndonjëherë për dorëheqje. Është shprehur këmbëngulëse, se pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk ka vazhdim të dialogut.

Ajo thotë se me gjithë moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia, Kosova ka pasur përfitimet e saj, ndërsa Serbisë i ka munguar vullneti politik.

“Përgjegjësia kryesore për moszbatim bie të Serbia, e cila edhe kësaj radhe në këtë dialog teknik përdori atë logjiken e standardeve të dyfishta për gjoja e një gatishmërie verbale për marrëveshje teknike, por në anën tjetër shfaqi realitetin e mendësisë së saj politike, për një mosgatishmëri që të kryejë obligimet zbatuese. Në anën tjetër, unë mendoj se në anën tjetër përgjegjës është edhe Bashkimi Evropian, sepse është garantuese i zbatimit të marrëveshjes, andaj mendoj si ndërmjetësuesi duhet të ushtrojë ndikim e vet dhe BE-ja ka ndikime të theksuara, për faktin se integrimet evropiane janë objektiv i të dyja shteteve, edhe Kosovës edhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Madje ajo është këmbëngulëse në qëndrim, e cila thotë se pa zbatim të plotë të marrëveshjeve nuk ka vazhdim të dialogut teknik.

Tahiri ka thënë se kur janë në pyetje çështjet e mëdha, ka nevojë për unitet politik dhe kombëtarë.

Sipas Tahirit, ka qenë e paqartë nëse veriu i Kosovës do të jetë temë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç ka qenë e paqartë nëse do të udhëheq me ekipin negociator të Kosovës në një format më të lartë të bisedimeve me Serbinë.

“Si shtet i ri ne mendoj se dialogu dhe bashkëpunimi rajonal është në dobi të paqes dhe stabilitetit, por edhe takimet të niveleve më të larta mund të them, se Kosova si shtet është e gatshëm t’i zhvillojë me secilin shtet të rajonit. Unë në politikë udhëhiqem nga interesi nacional, çfarëdo vendimi që marr bazohet në Kushtetutën e vendit tonë, bazohet në unitetin politik dhe kombëtar dhe bazohet në atë se çështja që vendoset a ka peshën e interesit nacional. Për të gjithë ne në raport të interesit nacional, i kemi të definuara vijat e kuqe”, ka thënë ajo, transmeton Kosovapress.

E pyetur nëse ka menduar të jep dorëheqje pasi që marrëveshjet nuk po zbatohen, zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se ajo nuk është përgjegjëse për dështimin e palës serbe, për moszbatim të marrëveshjeve.