RCCOLA

Edison Kelmendi në lidhje me Anja Leuenberger

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook modelistja zvicerane, Anja Leuenberger. “21 – vjeçarja është dashuruar dhe këtë e ka tregur online në Facebook: “Anja Leuenberger është në një lidhje “, e ka shkruar në profilin e saj në Facebook, transmeton 20min.Por kush është djali me fat që është së bashku me modelisten e ëmbël zvicerane nga Aargau ?

Fjala është për Edison Kelmendi, modelin zviceran me origjine shqiptare. Modeli shqiptar është bërë i njohur në fushën e modelimit jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Edinson Kelmendi ka sfiluar për shumë shtëpi prestigjioze të modës si “Versace”, GUESS”, “Gassmann”, “La biostethiqua” dhe “Talamonti show”

RCCOLA

Edison Kelmendi është i lindur në Gjakovë, por që prej moshës 1-vjeçare jeton ne Zvicër. Tani ai jeton me familje në Cyrih të Zvicrës.

21-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë./albinfo/