Fundamenti

Edhe, Zyhdi Haziri pret në takim lamtumirës Komandantin turk, Mehmet Kaplan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim Komandantin turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Nënkolonel Mehmet Kaplan, me rastin e përfundimit të misionit tij në Kosovë.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar Komandantin Kaplan për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe 14 mujore, ndërsa ka shprehur bindjen që këtë bashkëpunim të vazhdojnë edhe me komandantin e ri “Është e vërtet që kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe KFOR-it turk dhe na vjen keq për përfundimin e misionit të tij, por shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me komandantin e ri Kulen”.

Ndërsa Komandanti Kaplan, ka thënë se gjatë kësaj periudhe sa ka shërbyer me mision në Kosovë, ka kaluar një periudhë shumë të mirë.

ARKATANA

“Që 14 muaj jam duke punuar këtu në Gjilan dhe kam pasur bashkëpunim të mirë me gjykatën. Në këtë periudhë kohore, veten e kam ndier si në qytetin tim dhe nuk mundem asnjëherë me harruar këtë mikpritje që më kanë bërë. Me kryetarin Haziri, kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe për këtë falënderoj kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit”, ka thënë Kaplan.

Pasardhësi i Kaplan, do të jetë Kapiteni Gokhan Kulen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.