Edhe, Zenun Pajaziti kandidon për kryetar komune
Gjilan – Zenun Pajaziti tashmë zyrtarisht do të jetë kandidati i PDK-së për të parin e Gjilanit. Pajaziti ka njoftuar se mbrëmë dega e PDK-së në Gjilan ka vendosur unanimisht për kandidaturën e tij. Ndryshe Zenun Pajaziti ka dështuar keq në zgjedhjet nacionale dhe realisht kandidatura e tij nuk konsiderohet e denjë, fatkeqësisht përballë Lutfi Hazirit e Sami Kurteshit.
Zenun Pajaziit ka thënë se më 22 tetor PDK-ja do t`i jap fund periudhës së izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës ngase sipas tij qytetarët nuk janë trajtuar mirë dhe janë nëpërkëmbur.
“Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës”, ka shtuar Pajaziti.
Pajaziti është shprehur në rrjetet sociale se këtë përgjegjësi e ka pranuar menjëherë dhe se ka dëshirë ta qeverisë qytetin e tij.
Ai thotë se ekipi i tij është angazhuar në hartimin e platformës qeverisëse bashkë me qytetarët.
“Nga bashkëbisedimet në secilën lagje të qytetit dhe në të gjitha fshatrat tona, në mënyrë që propozimet e qytetarëve të bëhen pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme”, ka përfunduar Pajaziti./rajonipress/


