Eko Higjiena

Edhe VV thotë se po keqëmenaxhohet paraja publike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan -Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan kanë vënë mbishkrime mbi drunjtë dekorativë të mbjellë nga Drejtoria e Bujqësisë, të cilat i kanë kushtuar komunës 251 mijë euro!

Ata kanë vënë pranë drunjve mbishkrimin me tekstin “Ky dru i ka kushtuar komunës 360 euro”, kurse komuna për mbjelljen e drunjve të ri dekorativë, pas prerjes së paarsyeshme të drunjve të vjetër, shpenzoi 251 mijë e 493 euro.

Duke bërë llogaritje dhe me qëllim të informimit të qytetarëve, se për një dru të mbjellë janë shpenzuar 360 euro, Doruntina Hasani tha me këtë rast se ky aksion i Vetëvendosjes është ndërmarrë me qëllim të informimit të qytetarëve për keqmenaxhimin e parasë publike.

UBT

“Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, deri tani janë mbjellë 700 drunj dekorativë, që i bie se një dru i kushton 360 euro Komunës së Gjilanit, gjë që lë dyshim se zyrtarët e komunës ose i kanë fryrë çmimet, ose nuk i dhimben paratë”, ka thënë Hasani.

“Drunjtë e shtrenjtë janë fytyra të kësaj qeverisjeje dhe ajo i ka edhe shumë fytyra të tjera që tmerrojnë qytetarët e komunës sonë, andaj ne po mundohemi që në mënyrën më të thjeshtë dhe sa më praktike të informojmë opinionin publik për të gjitha format e papranueshme të qeverisjes në Gjilan”, tha ajo. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: