ARKATANA

Edhe Vitia me rrugë të papastërta, VV akuzon qeverisjen komunale

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari Haliti ka dështuar të shndërroj komunën e Vitisë në qeverisje kredibile dhe të nevojshme për qytetarin, kjo njëherit po dëshmohet edhe në stinën e dimrit, e cila si duket i kishte zënë në befasi organet komunale thuhet në reagimin e Lëvizjes VV dega në Viti.

Reagimi LVV dega Viti, mbi neglizhencën e organeve të Vitisë, si dhe mostrajtimi i kësaj çështje në mënyrë serioze.

Eco-Higjiena një projekt i madh, kështu cilësohej fuqishëm dikur. Tashmë si qëndron puna? Askush nuk di të sqaroj! A po ndodh ajo çka shkruhet?

Flitet e për flitet sigurisht për gjëra që askush nuk do të donte të kishin ndodhur, sepse do të ishte keq jo vetëm për Gjilanin si komunë dhe si bartëse e partneritetit por për gjithë regjionin duke përfshirë edhe komunën e Vitisë.

Shumë pompozitet i është dhënë kësaj pune kah mesi i vitit 2012, se gjoja ka ardhur një investitorë Austriak shumë i fuqishëm dhe do të rregulloj çështjen ambientale dhe se në regjion do të bëje investime të shumta. Do të bëj riciklimin do të bëj modernizimin e mekanizmit si dhe ngushtë përmendeshin projekte megalomane e të pa imagjinuara, mirëpo realiteti fizik po e shpreh të kundërtën, pra mospёrmbushje të asaj çfarë ishin kontraktuar.

Kjo aktualisht çka po ndodh është një çrregullim ambiental, në kundërshtim edhe me ligjet aktuale në fuqi. Njëmend a do të marrin masa në drejtim të sanimit të gjendjes ata që e kanë ideuar këtë proces apo siç po shihet do të ja lënë stuhisë së kohës, sigurisht komisioni i aksionarëve që është një ndër shtyllat kryesore të kompanisë do të jep verdiktin e vetë dhe nuk do të lejon një gjendje të tillë kaotike ose në të kundërtën populli thotë për hajrë i koftë përgjegjësia.

Uji Dea

Në opinion thuhet që nuk ka investuar, nuk ka zhvilluar asnjë projekt rreth riciklimit, madje flitet se ka bërë shitje të aseteve publike, dhe është duke e shfrytëzuar në maksimum klientelen e ish kompanisë, gjithashtu nuk ka as zbritje të tarifave, përveç kësaj thuhet sa ka edhe shlyerje të llogarive te arkëtueshme, duke shkaktuar diskriminim në teren duke favorizuar ata që nuk kanë paguar, gjithashtu thuhet se nuk është duke e zbatuar edhe ligjin mbi falje të borxheve, e çka jo tjetër etj.

Nëse është kështu regjioni nuk ka pasur deficit për kuadro dhe nuk ka pasur nevojë për menaxher të këtillë por ka pasur nevojë për investime të mirëfillta të cilat nuk kanë ndodh deri më sot. Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të angazhohemi bashkërisht për ta flakur të keqën.

Prandaj, nё këto ujëra tё turbullta ёshtё futur edhe komuna e Vitisë, duke lejuar tё vije deri nё kёtё gjendje tё mjerueshme ambientin. Qeverisja komunale e Vitisë ёshtё dashur qё tё bёjё zgjidhje nё kёtё drejtim e jo fatin e ambientit ta lё nё duar tё Eco-Higjienës nё tё cilën ёshtё aksionare mbi 10 pёrqind.

Kryetari Haliti e nё veçanti Drejtori për Shërbime publike ёshtё dashur ta mendoj kёtё punë më seriozisht dhe t’i jep prioritet vital mbasi ёshtё një çështje shumë e ndishme për qytetarët e Vitisë. Qytetarët nuk meritojnë njё ambient tё papastër, qё po mbretëron qe njё kohë tё gjatё. Sidomos kjo vihet në pamje kur kemi këtë gjendje e cila pёr shkak të mos seriozitetit dhe papërgjegjshmërisë është shkaktuar gjendje kaosi. Këtë gjendje kaosi qytetarët vitias nuk e kanë merituar. Sot pothuajse gjithë rrugët dhe trotuaret e komunës së Vitisë, qalojnë në qarkullimin e lirë, dhe kjo është bërë si rezultat i mosgatishmërisë se komunës për të dhënë trajtim serioz dhe të sinqertë. Mjafton t`i hedhet një sy dhe të kuptosh sa afër dhe dëmshëm është gjetur komuna e Vitisë në shërbimet e saja.

Kryetari Haliti ka dështuar të shndërroj komunën e Vitisë në qeverisje kredibile dhe të nevojshme për qytetarin, kjo njëherit po dëshmohet edhe në stinën e dimrit, e cila si duket i kishte zënë në befasi organet komunale thuhet në reagimin e Lëvizjes VV në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.