ZN

Edhe vajzat ia kthejnë shpinën Demi Moore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vajzat e Demi Mooret dhe Bruce Willis së fundi nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me nënën e tyre dhe për shkak të sjelljes së aktores, po mendojnë që të kërkojnë një ndalesë afrimi.

Në fakt, Demi i ka injoruar për disa muaj vajzat e saj Rumer, Scout dhe Tallulah dhe tani kur ajo e kuptoi se ato po zemërohen me të, po përpiqet për të rishikuar marrëdhëniet. Por, vajzave ‘u erdhi në maje të hundës” sjellja e nënës së tyre dhe sipas burimeve të afërta me to, tanimë kanë biseduar me avokatët.

ZN

“Ata i thanë asaj se nuk dëshirojnë të flasin më me të, ndërsa ajo në mënyrë të përsëritur i thërret dhe u dërgon e-maila. Demi tani nuk di se si të përballet me këtë situatë dhe është e dërrmuar. Kjo e ka shkatërruar. Tani ajo është kthyer për të punuar dhe është duke u përpjekur që të paktën një gjë ta mbajë nën kontroll”, thotë një burim i afërt për “Celebitchy”.

Ndërsa Demi u nda pas një martese shtatëvjeçare me Ashton Kutcher, pasi që një revistë zbuloi një marrëdhënie jashtëmartesore të aktorit 33-vjeçar.