UBT

Edhe Surdulli uron Sinanin e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Shaip Surdulli ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kamenicës për votën e dhënë dhe njëkohësisht ka uruar Begzad Sinanin e PDK-së në zgjedhjen e postit të ri të kryetarit të Komunës.

Shaip Surdulli i cili nuk mori vota të mjaftueshme për të qeverisur me Kamenicën ka uruar qytetarët e këtij qyteti dhe të gjithë votuesit e tij për besimin e dhënë në garën e balotazhit.”Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen në zgjedhje për balotazhe për kryetar të komunës. Posaçërisht ju falënderoj për votën që ma keni dhenë mua, por këto vota nuk ishin të mjaftueshme për zgjedhjen time për kryetar të komunës” ka thënë Surdulli.

Mobi Casa

Surdulli ndërkaq e ka uruar edhe kryetarin e ri . “Unë i uroj zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës Begzad Sinanin e PDK-së dhe të gjithëve ju dëshiroj gjitha të mirat. Kurse kam dëshirë që komuna e jonë të përparoj dhe të ketë zhvillim e punësim sa më shumë, por kryetari me liderët e koalicioneve nuk janë të prirur për qëllime të mira të komunës dhe qytetarëve të saj”ka përfunduar Surdulli./rajonipress/