Edhe shkollat në telashe nga mbeturinat, kërkojnë ndihmë nga Lutfi Haziri
Gjilan – Shkolla fillore “Selami Hallaçi” ka kërkuar ndihmën e Lutfi Hazirit për të larguar mbeturinat para rrethojës së shkollës së tyre. Mbeturinat mund të sjellin edhe sëmundje për fëmijët. Këto mbeturina po sjellin edhe qen endacak që rrezikojnë edhe jetën e nxënësve.
SHFMU “Selami Hallaçi” ka postuar disa foto dhe një mesazh për Lutfi Hazirin duke shprehur gjendjen e mjerueshme në Gjilanin Evropian.
Kjo shkollë ka kërkuar nga Lutfi Haziri që të ndërmerr masa për të larguar nga mbeturinat e shumta që tashmë janë grumbulluar para dyerve të saj.”E lusim kryetarin Lutfi Haziri që të gjejë një zgjidhje me kompaninë “Eco – Higjiena” dhe të na largojë mbeturinat nga trotuaret e shkollës. I lusim edhe pronarët e kafiterive që mos t`i hedhin mbeturinat në trotuare afër rrethojës së shkollës sonë. Gjithashtu i lusim edhe qytetarët që të ngrisin zërin në çfarëdo mënyre që munden sepse këto mbeturina mund edhe të sjellin ndonjë sëmundje për fëmijët e shkollës. Këto mbeturina po sjellin edhe qen endacak që rrezikojnë edhe jetën e nxënësve. Shpresojmë se zëri ynë do të dëgjohet më shumë në mënyrë që mos të lejohet që të trajtohemi në këtë mënyrë” thuhet në apelin e kësaj shkolle./rajonipress/


