Eko Higjiena

Edhe Serbia duhet t’i gëlltisë disa gjëra që s’i dëshiron!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri i punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se në dialogun e Beogradit me Prishtinën mund të përfshihen edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka njoftuar “Radio KiM”.

“Po flitet se në dialogun e ardhshëm do të ketë edhe nga pozicione më të larta të bashkësisë ndërkombëtare, siç janë Sekretarja e Shteti Clinton dhe Catherine Ashton”, ka thënë ministri Rexhepi, raporton Koha.

RCCOLA

Rexhepi për emisionin “Dogovor” (Marrëveshja ), që do të emetohet të premten, ka thënë se “kur përfshihet kjo ‘makineri e rëndë’, atëherë ajo as që pyet shumë për vullnetin tënd, por të imponojnë nga diçka”.

“Kështu do të jetë edhe me Serbinë. Ajo (Serbia) duhet të përcaktohet a do të ketë perspektivë evropiane, prandaj do t’i duhet të gëlltisë disa gjëra që nuk i dëshiron. Kështu ka qenë edhe me Kosovën”, ka thënë Rexhepi.