Mobi Casa

Edhe Sasha Mirkoviq lirohet nga akuzat

/ 3 minuta lexim

Kllokot – Kryetari i komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq dhe tre zyrtar të tjerë të kësaj komune , ndaj të cilëve janë zhvilluar hetimet nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan si dhe ajo e EULEX-it që nga viti 2011 me dyshim për bërje të veprave të ndryshme penale si keqpërdorim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, kanë dalë të pastër për dyshimet dhe të gjitha veprat penale inkriminuese .

Ky lajm është konfirmuar nga vet kryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, në një konferencë për media që ka organizuar të premten ai. Ai ka thënë se është njoftuar edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan se ky institucion, ka pushuar hetimet ndaj tij rreth rastit për gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare në mungesë të fakteve dhe se sipas aktvendimit që ka marrë dhe ka njoftuar Prokuroria e Qarkut ndaj tij dhe zyrtarëve komunal ai dhe ata janë liruar dhe se është ndërprerë çdo hetim ndaj tyre.

“Prokuroria e Qarkut dhe ajo e EULEX-it, në Gjilan, kanë marrë vendim që të ndërpresin hetimet ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mi rreth të gjitha rasteve dhe padive që janë ngritur nga një grup qytetarësh të komunës sonë” ka thënë Mirkoviq duke prezantuar para gazetarëve edhe aktvendimin e Prokurorisë së Qarkut dhe të EULEX-it në Gjilan për lirimin e tyre.

Uji Dea

“Para dy ditësh kam marr vendimin, me të cilin më është bërë e njohur që Prokuroria e Qarkut dhe ajo e EULEX-it në Gjilan, bazuar në dëshmitë e ofruara nga Komuna dhe ekspertiza jam liruar nga çdo lloj akuze të pabaza që janë bërë ndaj meje” është shprehur Mirkoviq. Sipas tij Prokuroria nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta përcjellë rastin në gjykatë, andaj ka ndërprerë të gjitha hetimet rreth këtij rasti”, ka thenë Mirkoviq.

Mirkoviq, dhe zyrtarët komunal, Zharko Dejanoviq, kryesues i KK-së, Marko Svilanoviq, nënkryetar i komunës, Moma Stojkoviq, drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Faruk Blakqori, nga një grup qytetarësh të kësaj komune ishin akuzuar se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë shpalljes së tenderëve apo për keqpërdorime dhe keqmenaxhim të mjeteve nga buxheti komunal, akuza këto që dolën të jenë të pabazuara dhe të pa argumentuara nga Prokuroria e Qarkut që ka zhvilluar hetimet rreth këtyre akuzave.

Për këtë rast prokuroria e Qarkut kishte filluar hetimet në verën e vitit të kaluar. Pas fillimit të hetimeve, Mirkoviq, ishte deklaruar publikisht se nuk e ndien vetën fajtor dhe se nuk ka bërë kurrfarë vepra inkriminuese e të sanksionuara me ligj ./rajonipress/