UBT

Edhe Rrudhani kalon në LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), tashmë zyrtarisht është forcë e shuar në Kuvendin e Kamenicës. As këshilltari i fundit i këtij subjekti, Besnik Rrudhani, nuk i ka qëndruar besnik LDD-së deri në përfundim të mandatit.

Kohë më parë LDD-në e braktisën, duke iu bashkuar grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valbonë Keka dhe Burim Dërmaku. Besnik Rrudhani, një nga figurat e fundit kryesore të mbetur në LDD dha këto arsyetime për opinionin, për kalimin e tij në LDK.

“Është vullneti i elektoratit, arsyeja kryesore e bashkimit tim me LDK-në. LDK dhe LDD kanë qenë një brumë, kemi qenë së bashku në të kaluarën, janë të njohura arsyet e ndarjes dhe besoj se tashmë është koha e bashkimit të këtyre forcave”, tha Rrudhani në një prononcim për radion Premiera.

Ai ka konfirmuar se edhe katër anëtarë kryesisë së nëndegës së LDD-së në Roganë, që nga mbrëmë kanë kaluar në LDK. “LDD po shkon drejt shuarjes. Që nga përfundimi i zgjedhjeve, në këtë parti nuk ka pasur aktivitet, s’ka pasur mbledhje, nuk ka zyrë, çka do të thotë se ky subjekt ka marrë fund”, ka deklaruar Besnik Rrudhani.

GRANDEMALL

Kohët e fundit ka pasur mjaft zhvillime sa i përket numrave në Kuvendin e Kamenicës. LDK-ja, është tashmë subjekti më i madh politik në këtë organ me 11 këshilltarë. PDK-ja është tkurrur për një këshilltar, ashtu sikurse AKR-ja, derisa AAK-ja me pesë këshilltarë, i ka shpëtuar këtyre lëvizjeve.

Besa Krasniqi dhe Ismail Sopi, në seancën e sotme të Kuvendit, janë ulur në bankën e LDK-së. Këta emra, ishte konfirmuar se do t’i bashkoheshin LDK-së, në përvjetorin e fundit të kësaj partie.

Kryetari i Komunës, Shaip Surdulli dhe shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Jeton Biçkaj, në mbledhjen e sotme të Kuvendit, iu kanë dëshiruar mirëseardhje anëtarëve të ri të partisë, derisa Bajram Dërmaku i PDK-së akuzoi ata se po e keqpërdorin organin më të lartë të komunës, duke u munduar ta shndërrojnë atë në një zyrë partiake./radiopremiera/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.