RCCOLA

Edhe Radivojci kërkon investime konkrete

/ 3 minuta lexim

Gjilan –Në fshatin Radivojcë të Komunës së Vitisë është mbajtur një debat publik lidhur me planifikimin e Buxhetit për vitin 2013-2015 ku banorët e këtij fshati së bashku me përfaqësues të Komunës kanë diskutuar për prioritetet e investimeve kapitale në fshatin e tyre.

Abdyl Bajrami zëvendëskryetar i Komunës së Vitisë tha se Komuna vitin e shkuar ka mbajtur 5 debate publike lidhur me buxhetin ndërsa në këtë vit ka shtuar numrin e debateve në 10 me qëllim që të njihet sa më mirë me prioritetet e qytetarëve në lokalitetet e tyre.

Ai tha se Komuna është e vetëdijshme për nevojat e investimeve në të gjitha segmentet si në infrastrukturë, ujësjellës, arsim dhe jemi të vetëdijshëm se të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë dhe banorët kanë halle dhe nevoja për investime dhe në përmirësimin e jetës së tyre ,por duhet ta kemi parasysh se për investimet kapitale ne në këtë vit i kemi vetëm 1,767.000€, ndërsa nevojat për investime janë shumë më të mëdha në të gjitha fshatrat ka thënë Bajrami.

Bajrami ka shtuar se me ndihmën e Institucioneve Qendrore, Shoqatave dhe donacioneve të ndryshme do të bëhet një investim proporcional në Komunën e Vitisë.

Eco Higjiena

Ndërsa Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit tha se buxheti për investimet kapitale ka shënuar rritje gjatë këtij viti për 2%. Ai tha se më parë lista për investimet kapitale është bërë vetëm nga disa persona, por Komuna në bashkëpunim me organizatat e shteteve të huaja ka parë të arsyeshme që këtë listë ta hartoj bashkërisht me banorët e lokaliteteve me qëllim që të bëhet një investim i drejtë dhe i arsyeshëm.

Drejtori Jashari gjatë këtij takimi ka paraqitur edhe ekzekutimin e buxhetit për 6 mujorin e parë të këtij viti. Ndërsa banorët e fshatit Radivojcë kërkuan nga Institucionet Komunale që të bëhen më shumë investime në këtë fshat pasi sipas tyre nevojat janë të mëdha ndërsa investimet janë të pakta.

Gjatë këtij takimi banorët debatuan për problemet me të cilat ballafaqohen ata në këtë fshat ku si prioritet i u është dhënë rregullimit të ujësjellësit, rrugëve të dëmtuara etj./rajonipress/