Fundamenti

Edhe Qendra e qytetit e rikonfirmon mbështetjen për Surdullin

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në një takim me përfaqësues familjesh dhe të shtresave të ndryshme, Shaip Surdulli sërish ka marrë përkrahje e mbështetje për të qeverisur në mandatin e tij katërvjeçar.

Në këtë tubim shumë serioz dhe masiv u rikonfirmuar edhe njëherë mbështetja e kandidaturës për kryetar komune të Shaip Surdullit!

Surdulli, shprehu falënderimin që ia dhanë banorët e qendrës së qytetit më tre nëntor, pastaj kërkoi prej tyre që ta mbështesin fuqishëm edhe në balotazh më 1 dhjetor.

Uji Dea

Ai premtoi se, gjithmonë do ta mbështesë vullnetin e tyre dhe me siguri tha që në zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm qeveria do të udhëhiqet nga LDK-ja, ku komuna do të ketë mbështetje të fuqishme. “vota e juaj për mua, vota do të jetë votë për interesin dhe të mirën e përbashkët” është shprehur Surdulli.

Edhe kryetari i nëndegës Ruzhdi Qehaja, tha se vetë ardhja juaj dëshmon se ju jeni të bindur dhe mbështetës të kryetarit të tashëm Surdulli e besoj shumë edhe të ardhshëm.
Pati disa pyetje, sugjerime , por edhe diskutime në favor të ngritjes së moralit për fitore të sigurt, spikatën fjalët e Pajazit Nuredinit, Kadri Qehajes, Ruzhdi Morinës, Lulzim Thaçit, Fehmi Ramës etj.

Nënkryetari i Degës së LDK-së, Sabri Morina tha se gjithmonë këtu në qendër ka dominuar fryma e tolerancës dhe e mirëkuptimit të ndërsjellë, frymë që e karakterizon LDK-në. “Vota për LDK-në nuk do të thotë vetëm fitore për të, por ajo do të jetë fitore për qytetarin”./rajonipress/