Uji Dea

Edhe qendra e qytetit bëhet me nëndegën e AGK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, sot ka themeluar nëndegën e gruas te “Qendra IV”. Kuvendi për themelimin e kësaj nëndege, u mbajt në selinë e AAK-së në Gjilan, me një pjesëmarrja të madhe të grave, ndërsa prezent ishte edhe kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu.

Kryetari Kadriu falënderoi të pranishmet për pjesëmarrjen, ndërsa tha se po punohet fuqishëm që të krijohet hapësirë e nevojshme për gratë si në politikë, poashtu edhe në fushat tjera.

Ai shtoi se në Aleancë ka vend për çdo vajzë dhe për çdo nënë që dëshiron të kontribuojë për vendin tonë. “Keni besim në ne, sepse ne jemi ata që po rritemi dita ditës , çdo herë e më shumë”, tha kryetari Kadriu.

Eco Higjiena

Mevlyde Zejnullahu, nënkryetare e AAK-së në Gjilan, tha se të gjitha gratë janë të barabarta dhe premtoi se puna e secilës do të shpërblehet, njëjtë siç është shpërblyer dhe vlerësuar deri më tani.

Në fund, me propozimin e vet grave të “Qendrës IV”, me aprovim unanim, kryetare u zgjodh Ardita Vranovci, e cila premtoi bashkëpunim dhe përfaqësim të denjë të gruas së kësaj pjese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.