Fundamenti

Edhe Qemajl Mustafa në ekip për të pranuar udhërrëfyesin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se kyçja e kryetarit të komunës së Gjilanit ka të bëjë me spikatjen e komunës në riatdhesimin dhe reintegrimin e bashkatdhetarëve tanë që kthehen nga diaspora.

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku me një delegacion nga Kosova ka udhëtuar për vizitë në Bruksel, ku të enjten do të bëhet dorëzim-pranimi i udhërrëfyesit për liberalizim të vizave gjatë një takimi me komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström.

Pjesë e këtij delegacioni janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, kryetarët e Komunave, Ali Berisha–Pejë, Haki Rugova–Istog, Bojan Stojanovic-Graçanicë dhe Qemajl Mustafa-Gjilan.

Mobi Casa

Në njoftimin për media bëhet e ditur se komisionerja Malmstrom dhe zyrtarë tjerë nga Drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe Drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me ministren Çitaku dhe delegacionin e Kosovës.

Ndërkaq, Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit i tha Rajonipress se kyçja e kryetarit të komunës së Gjilanit ka të bëjë me spikatjen e komunës në riatdhesimin dhe reintegrimin e bashkatdhetarëve tanë që kthehen nga diaspora. Mustafa tha se ky proces ka qenë një nga më kryesoret në plotësimin e kushteve për marrjen e udhërrëfyesit.

Për këtë angazhim sipas Mustafës, komuna është lavdëruar dhe falënderuar nga Vlora Citaku dhe Bajram Rexhepi,por edhe nga kryeministri i Kosovës. Ndryshe Mustafa tha se marrja e udhërrëfyesit është një akt i një të arriture të prekshme të shoqërisë kosovare./rajonipress/