Eko Higjiena

Edhe Qemajl Mustafa merret me punësimet e VV: Ju të VV, jeni ngutë shumë. Ka qenë dashtë me ba gajret edhe pak

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Mungesa e kritereve të qarta, e integritetit personal dhe profesional e prishë punën krejt. Ju të VV, jeni ngutë shumë. Ka qenë dashtë me ba gajret edhe pak. Së paku nja dy vjet ka qenë rendi me punësue aktivista e qytetarë të merituar të Gjilanit e mandej bën edhe ndonjë familjar tuajin aty-këtu se ndryshe (e kuptoj plotësisht) nuk funksionon hiç as familja e as partia që ju ka pru në qeverisje ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë:

Aq më pak funksionojnë këto dyja kur, kahdo që sillemi në familje, në shoqëri e në parti, kemi aq shumë të papunësuar e që janë rrush me diploma të universiteteve e kolegjeve (bile shumica me mastera).

Megjithatë, duhet patur kujdes e duhet të jemi të arsyeshëm nëse ndonjëri nga këta familjarë të funksionarëve të VV vërtetë ka qenë i mirë në konkurrencë. Nuk duhet me i pa gjërat veç bardh e zi.

RCCOLA

Do të doja të mos jetë qysh ma thanë disa qytetarë aktiv të Gjilanit. Sipas tyre, intervista me gojë (testimi verbal) e ka zhvlerësue krejt rezultatin e testit me shkrim. Kjo është katastrofike.

Në kohën sa unë isha kryetar askush nuk e ka humb vendin e punës për teket e anëtarëve të komisionit vlerësues sepse pesha (me pikë) e intervistës me gojë ka qenë minore dhe assesi nuk e ka bërë dikend fitues ose humbës.

Me keqardhje e them por, shqiptarit të sotëm po ia besove me e vlerësue subjektivisht dikend, përherë ta prish. E prish sepse të rrallë janë ata shqiptar që kanë edhe dije edhe integritet të plotë e që nuk marrin ndikime nga jashtë. Shumicën prej nesh na e prish familja, fisi, partia, jarania… për mjerim jemi!
Kjo duhet të ndryshojë për të mirë.
Është emergjente!