Mobi Casa

Edhe PSD kundër tarifave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia Social Demokrate PSD, Dega në Gjilan, ka reaguar ndaj neglizhencës qeveritare për premtimet e shumta për heqjen e taksave të sigurisë ndaj qytetarëve te Luginës së Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës.

“Partia Social Demokrate dega në Gjilan ,kërkon nga organet përgjegjëse që në kohë sa më të shkurtër të hiqen taksat të cilat patën efekt negativë dhe krijuan një pengesë për shqiptarët e Luginës, dëmtuan bizneset gjilanase të cilat edhe ashtu janë në gjendje të vështirë”, ka thënë Ismet Hajdini.

Ismet Hajdini kryetar i PSD-së në Gjilan ka thënë se me aplikimin e tarifës së sigurimit më së tepërmi po pësojnë dhe po e paguajnë qytetarët e Luginës, andaj është i arsyeshëm reagimi nga qytetarët e Preshevës Bujanocit,shoqatave të shumta joqeveritare, subjekteve politike, sepse qëllimi I vetëm është, heqjen e taksave të sigurisë, e cila u vendos si masë e reciprocitetit, e që është pengesë për lëvizje të lirë.

Hajdini tha përveç qytetarëve shqiptarë nga kjo Luginë, po pësojnë edhe bizneset Kosovare me theks të posaçëm bizneset e Gjilanit pasi ato kishin konsumatorë nga Lugina.

Mobi Casa

Ai tha se PSD është e bazuar në platformën e sajë sociale ,ku e drejta e lëvizjes së lirë të qytetarëve,mallrave dhe dijes është e shenjt. Për të, vendosja e pengesave ligjore me anë të taksave është një pengesë për bashkim, tregti të lirë dhe komunikim të bashkëqytetarëve tanë kudo që ata jetojnë.

Po ashtu për PSD e Gjilanit, te një numër i konsiderueshëm i nxënësve apo studentëve që janë në procesin mësimor të Kosovës, aplikimi i kësaj takse ndikoi në rritjen e shpenzimeve.

“Duke i marrë parasysh këto dhe një mori faktesh të tjera si arsye për heqjen apo zbutjen e kësaj takse, do të kishim një efekt pozitiv në mirëqenien e bashkëvendësve tanë në Luginën e Preshevës. Kryesia e degës së PSD-së në Gjilan apelon edhe një here tek qeveria dhe organet përgjegjëse që në periudhën sa më të shkurtë të shfuqizoj këtë ligj dhe të harmonizoj ligjin sipas kërkesave të qytetarëve”, thotë Ismet Hajdini, kreu i PSD së Gjilanit./rajonipress/