UBT

Edhe pozimi nudo është art

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është kjo Afrona Dika bukuroshja që po korr suksese kudo në Evropë. Edhe pse është e lindur dhe rritur në Zvicër, modelja nuk e harron Dibrën prejardhjen e saj për të cilën thotë se ndjehet mjaftë krenare. Por megjithëkëtë, Afrona është e lidhur edhe për Kosovën pas pjesëmarrjes së saj në “Vip Shpija 3”.

Afrona ndjehet e lumtur me sukseset në fushën e modës, mbase e veçanta e saj është edhe guximi për të pozuar nudo. “Ka disa vite që merrem me modelim, i cili më ka hapur shumë rrugë. Jam ndër të paktat e modeleve shqiptare që kam guximin për të pozuar nudo dhe kjo për mua është shumë normale. Edhe kjo është art, është punë e një modeleje që kërkon të arrijë suksese”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Hidromorava

Përveç modelimit, Afrona është e dhënë edhe pas aktrimit, ku shumë shpejt shpreson të bëhet pjesë e kinematografisë evropiane duke tentuar të hyjë edhe në Hollivud.

“Më pëlqen shumë edhe aktrimi dhe uroj që në të ardhmen të merrem edhe me këtë profesion.Aktualisht jam duke ndjekur studimet për aktrim këtu në Zvicër në ‘Stage Academy of Switzerland’ dhe uroj që të arrijë synimet e mia në aktrim”, shton ajo. Bukuroshja 20 vjeçare aktualisht është e përqendruar vetëm në ndërtimin e karrierës, duke lënë anash sferën e dashurisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.