Uji Dea

Edhe piktorët gjilanas në kolonin e artit në Vukovar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jeton Rexhepi piktor nga Gjilani ka marrë pjesë në lojërat artistike botërore të mbajtura në Vukovar të Kroacisë.

Në qytetin e Vukovarit të Kroacisë është mbajtur kolonia artistike ku kanë marrë pjesë edhe piktor kosovarë. Në mesin e tyre ka qenë edhe piktori gjilanas, Jeton Rexhepi. Rexhepi ka thënë se aty ka shkuar me ftesë të kryetarit të Vukovarit ,Zheljko Sabo.

Sipas tij kolonia artistike është organizuar në bashkëpunim me lojërat artistike botërore, derisa punimet i kanë kryer në kompleksin Adica. Artistët në Vukovar kanë qëndruar nga data 6 deri më 13 maj,derisa aty kanë marrë pjesë mbi 24 shtete nga e gjithë bota.

Uji Dea

Rexhepi tha se kolonia artistike në Kroaci ishe e nivelit shumë të larte për nga niveli organizativ, meqë gjatë gjithë kohës ishte prezent kryetari i Vukovarit. Rexhepi tha se në kompleksin ku kanë pikturuar vazhdimisht janë përcjellur nga mediet nacionale dhe mediet e shkruara.

Sipas Rexhepit galeria ku ata kanë hapur ekspozitën ka qenë e nivelit aristokrat, duke filluar nga pritja,ushqimi,prezantimi mjaft cilësor artistik ku qytetarët e Vukovarit i kanë pritur ngrohtësisht.

Rexhepi pasi ka përjetuar përvojën e Vukovarit dhe ndihmën e shtetit për këtë kategori kërkon nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjilanit që në të ardhmen të përkrahen financiarisht ekspozitat e tilla me nivel ndërkombëtarë ./rajonipress/