Fundamenti

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e UBT-së, institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe platformës më të madhe arsimore e inovative në rajon – janë vetëm një hap larg fillimit të rrugëtimit të tyre akademik.

Në UBT kanë mbetur edhe pak vende te lira në disa nga programet me të kërkuara dhe inovative të momentit, më mundësi zhvillimi në karrierë.

Më qëllim për t’i mbështetur studentët e rinj, UBT ofron 20 për qind bursë studimi për të tri vitet e akademike në programe specifike si: Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore, Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate), Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukture, Inxhinieri e Energjisë, Artet dhe Mediat Digjitale, Media dhe Komunikim, Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes, Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, Turizëm, Shkenca Politike, si dhe në degën e Gjuhës Angleze.

Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – një nga sektorët më vitalë e me kërkesë të vazhdueshme globale.
Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate) – i vetmi program i këtij lloji që përgatit profesionistë për tregun dinamik të punës.
Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturës si dhe Inxhinieri e Energjisë – dy degë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.
Artet dhe Mediat Digjitale – për të gjithë të apasionuarit pas dizajnit, komunikimit vizual dhe teknologjive kreative.
Media dhe Komunikim – një program që ofron punësim të garantuar edhe përbrenda UBT-së, në UBT News, UBT TV, Campus Radio dhe Media Group.
Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes – për të gjithë ata që kanë talent në ndonjë nga fushat e sportit dhe dëshirojnë të avancojnë tutje.
Shkenca Politike – për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në institucione publike, administratë, diplomaci, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe fusha të politikave publike.
Turizëm – program për ata që dëshirojnë të zhvillojnë karrierë në një nga sektorët me potencial të madh zhvillimi, duke u përgatitur për mundësi në hoteleri, agjenci turistike, menaxhim destinacionesh dhe industrinë e mikpritjes.
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji – për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierë në industrinë ushqimore, bioteknologji, laboratorë, kontrollin e cilësisë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e produkteve të reja.
Gjuhë Angleze – program i cili u hap dyert studentëve për karrierë e mundësi ndërkombëtare.
Përveç në Prishtinë, kërkesë e lartë për regjistrim është shënuar edhe në kampuset rajonale të UBT-së, ku numri i vendeve të mbetura po shkon drejt përmbylljes së plotë të listave.

Fundamenti

Veçanërisht në qytetin e Prizrenit, kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira në tre nga programet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Juridik, si dhe Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Gjithashtu, procesi i regjistrimeve është drejt fundit edhe për një varg programesh të tjera me karakter të lartë praktik e aplikativ, si: Sistemet e Informacionit, Inxhinieria e Mekatronikës, Studimet e Sigurisë, si dhe në programin unik Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

UBT fton të gjithë maturantët dhe studentët e ardhshëm që të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit, të vizitojnë kampuset e UBT-së apo të aplikojnë online për të siguruar vendin e tyre në një nga universitetet më të meituruara për cilësi, infrastrukturë moderne dhe shkallë të lartë të punësimit të diplomuarve.

Eja dhe siguro vendin tënd, duke aplikuar tani online: APLIKIMI ONLINE

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.