UBT

Edhe Novobërda merr kritika nga GAP-i

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Novobërdës për këto dy vite e gjysmë nuk ka arritur të evitojë problemet në menaxhimin e parasë publike. Raportet e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Novobërdës gjejnë mangësi të shumta sa i përket evidentimit të të hyrave dhe shpenzimeve të parasë thuhet në raportin e GAP-it.

Komuna e Novobërdës është një nga komunat më të vogla në Kosovë, si për nga territori ashtu edhe për nga numri i popullsisë. Kjo komunë është edhe njëra ndër
komunat më të pa zhvilluara ekonomikisht. Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë, rezulton se Komuna e Novobërdës ka 6.720 banorë.

Përkundër përpjekjeve dhe investimeve përgjatë këtyre dy vite e gjysmë, nuk mund të konsiderohen si premtime plotësisht të përmbushura.

Komuna e Novobërdës për këto dy vite e gjysmë nuk ka arritur të evitojë problemet në menaxhimin e parasë publike. Raportet e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Novobërdës gjejnë mangësi të shumta sa i përket evidentimit të të hyrave dhe shpenzimeve të parasë.

Komuna e Novobërdës ka potencial për zhvillimin e turizmit malor, mirëpo në mungesë të investimeve, kjo Komunë nuk po mundet të shfrytëzojë potencialin e saj për
zhvillim ekonomik.

Problemet më të mëdha sipas GAP-it janë mungesa e transportit publik,mbeturinat,veprimtaria e gurëthyesit,mungesa e përkujdesjes ndaj objekteve historike.
GAP-i e ka renditur Artanën si një komunë që ka resurseve,por mungon zhvillimi ekonomik i saj.“Novobërda njihet për Kalanë e saj. Edhe pse një objekt i shkatërruar pothuajse tërësisht, Kalaja e Novobërdës tërheq shumë vizitorë. Vizitat në këtë lokalitet bëhen edhe për shkak të pozitës gjeografike ku gjendet Kalaja. Por, në tërë këto vite ka munguar përkujdesja institucionale e Komunës së Novobërdës dhe institucioneve qendrore.

KKGJILAN

Përveç pastrimit të mbeturinave përreth Kalasë, nuk ka ndonjë investim tjetër në Kalanë e Novobërdës. Restaurimi i Kalasë dhe rregullimi i infrastrukturës përreth, mund ta bëjë Novobërdën një atraksion turistik veror dhe t’i sjell të hyra më të mëdha buxhetit të Komunës dhe bizneseve lokale”thuhet në raport.

Pushteti komunal në Novobërdë ka marrë vërejtje serioze nga GAP-i edhe sa i përket Raporteve të Auditorit të Përgjithshëm të cilat nuk japin pasqyrë të mirë me menaxhimin e parasë publike në Komunën e Novobërdës. Madje kjo Komunë për disa vite përsërit lëshimet e njëjta në menaxhimin me paranë publike.

Raporti i fundit i Auditorit të Përgjithshëm, ai i vitit 2010, gjen se Komuna e Novobërdës nuk ka përmbushur rekomandimin e Auditorit Gjeneral të përsëritur që nga 2007 që kjo Komunë të përforcojë kontrollin e brendshëm financiar, posaçërisht në lidhje me barazimin e të hyrave të regjistruara në departamentin e kontabilitetit me departamentet tjera.

Departamenti i kontabilitetit të Komunës nuk ka zhvilluar dhe implementuar procedurat e duhura për të kontrolluar më me efektivitet grumbullimin e pagesave nga lëshimi i licencave për biznese, si dhe të hyrave nga tatimi në pronë. Departamenti i kontabilitetit nuk mban regjistra dhe regjistrime të duhura, të mjaftueshme, të detajuara apo të rregullt të borxhlinjve të saj.

Ky lëshim i Komunës së Novobërdës është klasifikuar si rrezik i lartë nga ana e Auditorit. Auditori i Përgjithshëm ka evidentuar edhe këto shkelje nga ana e Komunës së
Novobërdës.

Në Komunën e Novobërdës nuk funksionon asnjë bankë. Si rrjedhojë të gjitha pagesat e qytetarëve bëhen tek arkëtari i Komunës i cili pastaj i derdh ato në xhirollogari të Komunës. Kjo është në kundërshtim me ligjet e menaxhimit financiar. Mirëpo, Komuna është e pafuqishme të gjejë tjetër zgjidhje, ngase nuk mund të detyrojë qytetarët që të shkojnë në Gjilan për t’i bërë pagesat e tyre thuhet ndër të tjera në raport./rajonipress/