RCCOLA

Edhe njëherë për regjistrimin në klasën e parë

/ 5 minuta lexim

Me rastin e vendosjes së çfarëdo iniciative për çështjen e arsimit, si çdo komunë tjetër, edhe Gjilani i ka organet profesionale: Kolegjiumin e drejtorëve, Kolegjiumin e arsimtarëve dhe Komitetin për arsim.

Para se të merret vendimi, për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë me këto kritere: sipas alfabetit, sipas gjinisë dhe numrit të barabartë në paralele, është debatuar dhe është miratuar nga Këshilli i prindërve me mësimdhënës dhe Drejtorinë e arsimit. Kështu, për vitin shkollor 2010/11 ishte pilot projekt në Shkollën fillore “Selami Hallaqi”. Dhe, asgjë nuk ka qenë befasi për opinionin e qytetarëve. Vetëm se çdo herë jemi përpjekur që t’ua bëjmë më të pranueshme e më të afërt këtë mënyrë të regjistrimit.

Ne e kemi pas të qartë se, nxënësi ka të drejtë ta zgjedh mësuesin/sen, në kushte normale, por kjo mënyrë e regjistrimit, na ka shkaktuar mjaft probleme në rrethanat tona aktuale. Dihet se, vitet e fundit, pas luftës shpërngulja e popullatës është më e madhe dhe gati tërësisht janë boshatisur fshatra të tëra të rajoneve malore, për t’u vendosur në vendet urbane. Kështu, qendrat tona janë shumëfishuar me numër të banorëve.

Edhe numri i fëmijëve është shtuar në qytete. Secili prej prindërve ka dëshirë ta vendosë fëmijën e vet aty, te ai mësues që e mendon se është më i mirë. Dhe kjo është mjaft pozitive për vetëdijen e tyre. Por, numri enorm i nxënësve është koncentruar te disa mësues/e, ndërsa te disa të tjerë numri është zvogëluar, për të mos thënë që, ndonjëri ka mbetur edhe me një numër shumë simbolik.

Por, edhe ndarja e koncentrimi në një numër të pakt mësuesish ishte jo veç shifër tej limitit, të zgjedhur nga elita qytetare, por edhe krejtësisht homogjene. Për këtë është dashur të mendojnë edhe profesionistët.

Parimet njohura nga mendimtarët dhe literatura pedagogjike nuk përkonin aq me këtë mënyrë të regjistrimit në klasën e parë. Njohësit e mirë të pedagogjisë e të literaturës nga mendimtarët e këtij lëmi (jo si ndonjë i çartur që e përdor pedagogjinë për nevoja subjektive, e përmend pedagogji pa i përfillë parimet e saj) preferojnë formimin e paraleles në përbërje heterogjene, duke menduar në pikëpamje sociale, gjinore, racore, të aftësive individuale, etj.

Mobi Casa

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, disa herë i është përgjigjur opinionit publik, të të interesuarve, por edhe prindërve drejtpërdrejt lidhur me regjistrimin e nxënësve në klasën e parë. Sado që fillimi i regjistrimit të programuar sipas a, b-e, c-es, njëherë ishte pak i vështirë, megjithatë, është shumë më efikas për të gjitha palët. Për ketë edhe janë pajtuar prindërit deri në 99.5%. ose, nga 1804 nxënës, kanë mbetur edhe trembëdhjetë (13) raste për të cilat jemi në biseda dhe do të vendoset e tëra kjo çështje ashtu si është planifikuar.
Pra, kjo ndërmarrje, është e besueshme se, nuk lë zbrazëti që asnjëra palë të shqetësohet dhe të ketë arsye për ndonjë ankesë.

Ka pasur edhe ndonjë thirrje për bojkot të kësaj nisme në këtë vit shkollor. Por, ky është zë i ndonjë individi që nuk çon peshë. Anarkisti do vetëm anarki, jo dertin e fëmijëve dhe rregullin në shoqëri… Dhe, ka pasur edhe ndërhyrje të vogla për ta mbrojtur shkollën nga raste të pakta, kur ka dashur ndonjëri dhunshëm të sistemojë fëmijën e vet në paralele sipas dëshirës, ashtu si kanë vepruar më parë, vërtet pa rend e në mënyrë diskriminuese.

Për atë mënyrë si është bërë regjistrimi i deritashëm, nxënësit që kanë pas familjarë të njohshëm dhe lidhje, janë përqendruar aty e atje ku kanë dashur vetë. Pjesa tjetër e shtresës sociale më të dobët, i kanë vendosur aty e atje ku kanë dashur të tjerët. Pra, regjistrimi i këtyre të fundit është bërë sipas dëshirës së të tjerëve. Interesant! Për këtë veprim të këtij regjistrimi homogjen, do të thotë, në formën e zgjedhjes së deritashme ka pasur reagime të shumta.

Por, dihet, janë strukturat sociale që nuk kanë pas mundësi ose nuk kanë ditur më tutje të ndjekin e të kërkojnë parimisht të drejtën e tyre. Madje, pas krejt zgjedhjeve që i kanë bërë një pjesë e qytetarëve më shpejt e me lidhje, rasti i këtyre të fundit për të zgjedh ka qenë i pamundshëm.

Drejtoria Komunale e Arsimit
Gjilan