Edhe një triumf i Kryeziut
Atleti i Roganës, Astrit Kryeziu, ka triumfuar në disiplinën 800 metra në Mitingun “Pietro Mennea”, të mbajtur në Tiranë. Kryeziu la pas atletin serb Nemanja Kojoq dhe Musa Hajdarin.
Rezultatet:
1. Astrit Kryeziu: Kosovë 1.50.83 / pikët 10052. Nemanja Kojiq: Serbi 1.51.88 / pikët 976 3. Musa Hajdari: Kosovë 1.53.10 / pikët 944
Ky miting ndërkombëtar i Atletikës i është dedikuar ish rekordmenit të botës në disiplinen, 200m Italianit, Pietro Mennea që e mbajti rekordin prej vitit 1979-1996 që ndryshe e quanin si “shigjeta e jugut”.
Mennea ishte prezent edhe vetë në këtë eveniment të mbretëreshës së sporteve ku u nderua me nderime të larta nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe nga shteti Shqiptar./radiopremiera/