UBT

Edhe një titull “shkencor” nga VV , për Qemajl Mustafën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjilan përmes një aksioni simbolik para selisë së kreut të komunës së Gjilanit, e ka shpallur të hënën Qemajl Mustafën , “doctor causa nepotism”, duke e kritikuar atë për çështjen e punësimit.

Shkodran Ramadani, aktivist i Vetëvendosjes, ka thënë se sot në komunën e Gjilanit, kemi rastin ta shënojmë këtë ditë, ngase po e shpallim Qemajl Mustafën, “Doctor Causa Nepotism”.

“Ne po e shpallim me këtë titull ç’nderi, për punësimin pa konkurs dhe pa kualifikim të: bashkëshortes, në drejtorinë e Arsimit, vëllait, në zyrën për riatdhesim, kunatës, në shkollën fillore në Lagjen e Tetë (VIII), motrës, në konviktin e nxënësve dhe studentëve, dhëndrit, në shkollën fillore në Miresh”.

ARKATANA

Ramadani tha se po i japin këtë mirënjohje me titullin më të lartë të korrupsionit, “Doctor Causa Nepotism”, për metodat e avancuara joligjore të punësimit si për punësimin përmes urdhrave me shkrim, për punësim përmes rekomandimet me shkrim, për punësim përmes SMS-ve, për të punësuarit “vullnetarë”, për të punësuarit në “listën e kryetarit”.

“Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan pas protestës së fundit kundër nepotizmit, me propozime edhe nga qytetarë të komunës së Gjilanit, shpall sot kryetarin e komunës, “Doctor Causa Nepotism”, për favorizimin ekstrem të familjarëve të tij të ngushtë në institucionet publike dhe veçmas në arsim, duke e njoftuar kryetarin se për titullin e dhënë, kemi miratimin dhe bekimin e të gjithë të diplomuarve të komunës së Gjilanit, të cilët presin me vite të punësohen, por ja që nuk e kanë familjar kryetarin Mustafa dhe nuk mund të zënë një vend të punës në përputhje me orientimin e tyre universitar dhe profesional”, është shprehur Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.