Edhe një tentativë e dështuar – Kurti kësaj here siguroi vetëm 48 vota, tentimi tjetër pas dy ditësh

As tentativa e 28-të nuk rezultoi me sukses për konstituimin e Kuvendit.
Avni Dehari kryesues i seancës konstituive, sërish e hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, megjithatë i njëjti dështoi të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.
Dehari bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë.
Nga të cilët, “për” ishin 48 deputetë , “kundër” s’ka pasur dhe as ‘‘abstenim’’ s’ka pasur.
Seanca e radhës do të mbahet me 9 qershor, në ora 11:00. /GazetaExpress