Mobi Casa

Edhe një talent kosovar “prek” futbollin gjerman

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Talenti i ri kosovar, Eroll Fejzullahu është lojtar i ri i skuadrës nga liga e dytë gjermane, Union Berlin. 19 vjeçari kosovar ka marrë kontratë profesionale nga skuadra gjermane.

FC Union Berlin ka pajisur Eroll Zejnullahun me kontratë profesionale që e lidhë atë me ekipin gjerman deri në vitin 2016. Kosovari 19 vjeçar nga Podujeva i lindur dhe rritur në Berlin ka luajtur për disa ekipe në Berlin para se të kalojë në vitin 2012 nga Hertha 03 Zehlendorf në 1.FC Union Berlin.

Uji Dea

“Më vjen keq që nuk e kam njohur më herët si lojtar. Erolli është një talent fantastik. Nuk është vonë as tani, ai e meriton kontratën e dhënë dhe do të jetë një lajm i mirë që kemi një lojtar si ai” deklaroj trajneri i Union Berlin, Uve Neahaus.

Union Berlin është skuadër shumë e respektuar në ligën e dytë gjermane pasi që është në vendin e shtatë të ligës së dytë të futbollit gjerman, që është liga e dytë më e fortë në botë./indeksonline/