Fundamenti

Edhe një taksë për mërgimtarët!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës miraton një projektligj me të cilin planifikon që nëpërmjet aplikimit të taksave shtesë që do t’i detyrojë mërgimtarët të paguajnë,të mbushë buxhetin.

Ligjvënësit kosovarë, kryesisht ata që përbëjnë taborin e mazhorancës, miratuan edhe një projektligj me të cilin atakojnë diasporën kosovare, duke i detyruar që përveç taksës doganore të sigurimit të paguajnë edhe një taksë ekologjike.

Projektligji për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve i sponsoruar nga Ministra e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, parashikon të zbatohet nga fundi i muajit qershor, respektivisht në periudhën kur edhe fillon kthimi i mërgimtarëve në atdhe.

Me këtë ligj, obligohen pronarët që posedojnë makina nën masën 3.5 tonë, që të paguajnë taksën vjetore ekologjike në vlerë prej 10 eurosh, ndërsa për makinat që kalojnë këtë vlerë, do të paguajnë 30 € në vit.

Kjo taksë do të aplikohet nëpërmjet një tikete që do të vendoset në veturë, ndërsa personat që i ikin këtij “regjimi”, sipas ligjit, do të gjobiten nga autoritetet vendore.

Uji Dea

Diaspora dhe Lugina e Preshevës janë më të hendikepuar me këtë taksë, të cilët përveç kësaj “tikete”, janë të detyruar të paguajë edhe sigurim për automjetet që hyjnë në Kosovë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë seancës plenare thanë se ky projektligj ka për qëllim të vjedh diasporën kosovare dhe aspak të ruaj ambientin. Po ashtu të të njëjtit mendim ishin edhe ligjvënësit e krahut tjetër opozitar, ata të LDK-së, të cilët gjithashtu konsideruan se projektligji nuk parashikon ruajtjen e ambientit, por plaçkitjen e qytetarëve.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës për të regjistruar një veturë janë të obliguar që të paguajnë një taksë administrative në vlerë 25 €, një taksë rrugore prej 40 €, një taksë komunale prej 10 € dhe tash së fundi edhe një taksë ekologjike prej 10 €, që i bije vetëm taksa administrative duhet të paguajnë 85 euro.

Ndërsa qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë detyrohen të paguajnë sigurimin e automjeteve në kufij në vlerën prej 30 euro për 15 ditë, plus edhe taksën ekologjike prej 10 euro. Ndërsa ata të Luginës së Preshevës, në bazë të një marrëveshje që është arritur në Bruksel për lëvizjen lire, duhet të paguajnë 40 euro për 15 ditë, plus taksën ekologjike.

Mjetet që do të grumbullohen nga kjo taksë do të shkojnë në buxhet të vendit, ndërsa më pas do të destinohen për çështje ekologjike.