Hidromorava

Edhe një sukses i profesorit universitar nga Gjilani, Ahmet Maloku me një libër të veçantë dhe të rrallë mbi gjenocidin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ahmet Maloku, doktor në Shkencat Juridike dhe të Kriminologji, pas një pune shumëvjeçare së bashku me kolegun – bashkautorin Prof. Dr Omer Gabela nga Sarajeva kanë nxjerrë një libër të veçantë dhe të rrallë ndër ne. Universiteti i Sarajevës, Instituti për hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Sarajevë publikuan librin “Gjenocidi: aspektet themelore në kuptimin dhe hulumtimin e krimit”.

Sipas dr. Ahmet Malokut, një nga autorët e këtij libri, ky libër është i vlefshëm për studiuesit e interesuar për gjenocidin në përgjithësi.

Libri në veçanti ofron udhëzime për hetuesit kriminalistikë, prokurorë, gjyqtarët dhe të tjerë të interesuar në çështjet komplekse ligjore që lidhen me hetimin e gjenocidit dhe rëndësinë e aspektit procedural.

Fundamenti

Maloku një falënderim të veçantë ka shprehur për Universitetin e Sarajevës, Institutin për hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Sarajevë, Prof. dr. sc. Hana Korać – recenzente, Prof. Ann Petrila – University of Denver Colorado, USA- recenzente dhe Mr. Almir Grabovica- recenzent.

Maloku thotë se libri shumë shpejtë ofrohet për shitje në gjuhën boshnjake dhe angleze në platformën Amazon.com. /rajonipress/