Edhe një sukses i Mjekësisë Familjare në Gjilan
Gjilan – Pas kësaj ndërhyrjeje, nëna dhe foshnja, në gjendje normale, dërgohen për trajtim të mëtejmë në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit ka thënë Valbon Milazimi.
Pas thirrjeve të shumta për ndihmë mjekësore të rasteve të ndryshme, në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në natën e së mërkurës, pas orës 21:00, vjen një telefonatë nga Kishnapola për një rast mjaftë urgjent të një nëne me dhembje të lindjes.
Pas paraqitjes së këtij rasti, mobilizohet ekipi shëndetësor nga dr . Adnan Agushi (specialist i mjekësisë familjare) dhe Adile Jakupi (mami), të cilët pasi arrijnë në fshatin malor të Kishnapoles, e marrin të sëmuren për ta transportuar në Spitalin regjional të Gjilanit për trajtim urgjent për lindje, derisa kjo nënë të njëjtën ditë, kishte bërë një vizitë tek gjinekologu i cili kishte konstatuar se akoma nuk është koha e lindjes.
Gjendja shëndetësore e nënës (S.S. 1985) nuk priste arritjen në Spitalin e Gjilanit, për shkak dhimbjeve të mëdha.
Ekipi mjekësor, me përgjegjësi dhe me mjetet që kishin në dispozicion, detyrohet të bëjë vet intervenimin dhe të kryhet lindja e kësaj nëne në autoambulancë, në në hyrje të qytetit. Përkundër kushteve jo adekuate për intervenime të kësaj natyre në autoambulancë, lindja është kryer me sukses.
Pas kësaj ndërhyrjeje, nëna dhe foshnja, në gjendje normale, dërgohen për trajtim të mëtejmë në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky dhe intervenimet tjera të stafit mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, dëshmojnë përgatitjen dhe profesionalizmin e punëtorëve shëndetësor në ofrimin e kujdesit cilësor dhe përkushtimin ndaj të gjithë qytetarëve tha Valbon Milazimi drejtor në QKMF./rajonipress/


