Hidromorava

Edhe një shtet rishqyrton njohjen e Kosovës, vazhdon heshtja e diplomacisë kosovare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas Burundit e Surinamit, edhe Gana po paralajmëron rishqyrtimin e njohjes së Kosovës.

Kështu të paktën kanë raportuar mediat serbe, duke u thirrur në një takim që Kryetarja e Kuvendit në Serbi ka pasur me homologin serb.

Maja Gojkoviq, kryeparlamentarja serbe ka thënë se nga homologun ganez ka marrë zotime se do ta rishqyrtojnë pozicionin për Kosovën.

“Një pjesë e veçantë e diskutimeve ka qenë për negociatat tona me Kosovën. Ne biseduam në lidhje me pozicionin e Ghanës ndaj Kosovës, dhe u tha se kjo temë do të rishqyrtohet”, tha Gojkoviq, transmeton lajmi.net.

Kjo sipas mediave serbe është konfirmuar edhe nga kryetari i Parlamentit në Ganë, Aron Michael Okvaje.

UBT

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Me kryetaren e Parlamentit serb kemi folur për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, dhe u zotova se me Parlamentin e Ghanës do të diskutojmë dhe do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë”, tha Michael-Okvaje.

Në kohën kur shteti serb po vazhdon me lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, diplomacia kosovare është në një heshtje totale.

Lajmet për rishqyrtimin e njohjeve për Kosovën, Ministria e Jashtme vazhdimisht i ka cilësuar si propaganda të mediave serbe.

Ndryshe Gana e ka njohur Kosovën në vitin 2012.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.