Edhe një shqiptar në Superligën zvicerane

Benjamin Kololli huazohet nga Biel tek ekipi i Superligës zvicerane, Young Boys Bern.Sulmuesi 23-vjeçar do të luaj gjashtë muaj për skuadrën nga Berni dhe nëse e tregon veten, atëherë mund të blihet nga ekipi i njohur.
Kololli e tregoj veten në Fc Biel në Challenge League ku shënoi 6 gola dhe bëri 3 asistime, kurse në Kupën zvicerane shënoi 4 gola në 2 ndeshje.
Kulolli në të kaluarën është vëzhguar edhe nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.