Edhe një provokim i radhës së pushtetit serb ndaj shqiptarëve të Luginës

Gjilan – Këto ftesa nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) për të rinjtë shqiptar që të fillojnë të shkojnë të kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë serbe, janë edhe një provokim i radhës i pushtetit të Serbisë, në vazhdën e shumë provokimeve që po i bënë ajo për çdo ditë thuhet në reagimin e shoqatës Vatra.
Vatra përkujton burgosjen e 4 majit 2012 të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë në mënyrë spektakulare, të kujtojmë ndërtimin e lapidarit të kriminelëve serb në Konçul e largimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë. Të gjitha këto pushteti serb i ka bërë dhe po bënë për të mbetur kriminelët edhe më tutje në pushtet dhe në anën tjetër për të frikësuar shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që të largohen nga shtëpitë e veta.
Thirrjet e të rinjve për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe, për momentin janë provokimi më i rëndë, përkatësisht tentim zbrazja e radhës së tri komunave nga të rinjtë shqiptarë, sepse Serbia e dinë se të rinjtë nuk do t’i përgjigjen këtyre thirrjeve dhe largimi i të rinjve nga Presheva Medvegja e Bujanoci është një zbrazje totale e shqiptarëve të këtij rajoni.
Jo fort larg të gjithë të rinjtë shqiptarë, në ish Jugosllavi, ku me pushtetin e saj dominonte Serbia, kanë përvojë shumë të hidhur, ngase shumë të rinj nga kjo ushtri ktheheshin në arkivole.
Prandaj, Bashkësi Ndërkombëtare, është momenti i fundit që Serbisë t’i ndalen këto provokime ndaj shqiptarëve për të krijuar paqe e stabilitet në rajon. Po ashtu edhe Institucionet e Kosovës e të Shqipërisë të duhet të ngrinin zërin, e të sensibilizojnë çështjen që të rinjtë shqiptarë të mos bëhen rekrutë të ushtrinë serbe, sepse mund të ndodh ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet e ’90-ta thuhet në reagimin e Vatrës të nënshkruar nga kryetari i saj, Sejdulla Kadriu./rajonipress/