KKVITI

Edhe një medium i ri për shqiptarët në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

„Ideja e Dialogplus është të reflektojë realitetin e Diasporës shqiptare. Ai tematizon problemet me të cilat përballet kjo diasporë”.

Në Cyrih te shtunën u bë përurimi zyrtar i mediumit të ri shqiptar në Zvicër, Dialogplus. Në këtë mbrëmje, të ftuar ishin miq të këtij mediumi të ri ndërsa atyre me një fjalim iu drejtua njëri nga udhëheqësit e Dialogplus.

„Ideja e Dialogplus është të reflektojë realitetin e Diasporës shqiptare. Për dallim nga mediet autoktone këtu në Zvicër, Dialogplus tematizon problemet me të cilat përballet diaspora shqiptare. Dialogplus synon dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e opinionit shqipfolës, mirëpo edhe një e treta e revistës Dialoglpus botohet në gjuhën gjermane” tha Kujtim Shabani kryeredaktor i portalit dhe revistës.

Mobi Casa

Dialogplus kishte filluar të formohet si medium qysh në vitin e kaluar, mirëpo në nëntor te 2013 kishte filluar me një punë me intensitet më të lartë. Bartësit e projektit nuk presin që nga ky medium të jenë përfitues të mëdhenj, mirëpo e shohin atë si një medium që do t`i shërbejë komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Dialogplus ka filluar vitin e kaluar me punë, dhe ky është vetëm një projekt, kurse në të ardhmen përmes tij i kemi edhe tri projekte të tjera që për momentin nuk duam t`i zbulojmë”  tha Arif Sylejmani udhëheqës dhe bartës i projektit Dialogplus.

Ndryshe, Dialogplus përveç që do të shërbejë si portal online në internet, do të shtypet për çdo muaj si revistë me një çmim prej CHF 4.50./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.