Uji Dea

Edhe një lojtar largohet nga Kombëtarja e Kosovës, talenti i Bayernit i bashkohet Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ekipet kombëtare të Kosovës po vazhdojnë të dobësohen.

Pak kohë më parë “Dardanët” mbetën pa Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, të cilët, për shkak të pakënaqësive, preferuan t’i bashkohen Kombëtares shqiptare.

I pari nuk po merrte ftesë nga Kosova A, e i dyti nuk po ftohej qe një kohë, përkundër pritjes.

E tash, Federata e Futbollit të Kosovës është “zënë në gjumë” përsëri, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, njëri prej talentëve të së ardhmes i “Dardanëve”, Dion Berisha vendosi t’i thotë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Pakujdesia e shtëpisë së futbollit kosovar bëri që ta humbasë edhe një lojtar që ka mundur të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit A të Kosovës.

FIDANISHTJA

Në fakt, sot selektori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi e shpalli listën e 24 emrave të ftuar për dy ndeshjes kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Dhe, në mesin e të ftuarve shihet edhe emri i talentit të Bayrn Munich II, Dion Berisha.

“Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi e ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B), mesfushorin Enis Shabani nga skuadra gjermane, Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Dion Berisha ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, ndërsa për herë të fundit ka luajtur me “Dardanët e rinj” muajin e kaluar kundër Polonisë.

Ai është pjesë e Bayern Munich II, me të cilin ka nënshkruar në verën e këtij viti, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe i ka realizuar 5 gola me këtë ekip. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.