Edhe një doktor shkence nga Lugina

Tridhjetvjeçari nga fshati Raincë, ka mbrojtur me sukses disertacionin e titulluar “Rrjetet Multidimensionale: Teknikat e Visualizimit dhe Ndërveprimit” (Angl. “Multivariate Networks: Visualization and Interaction Techniques”) në Linaeus University në Växjö të Suedisë.
Ilir Jusufi e fitoi titullin doktor shkence i shkencave kompjuterike me daten 7 Qershorë, 2013 nën mentorimin e Prof. Dr. Andreas Kerren. Oponent ishte Prof. Dr. Jessie Kenedy nga Edinburgh Napier University në Skotlandë. Në përbërje të komisionit ishin dy profesor nga Suedia, Prof. Dr. Marcelo Milrad nga Linaeus University dhe Prof.
Dr. Mikael Jern nga Linköping University si dhe Prof. Dr. Hans Hagen nga Techniche Universität Kaiserslautern në Gjermani. Mrojtja u moderua nga Prof. Dr. Arianit Kurti nga Linnaeus University.
Gjatë studimeve pesëvjeçare, Dr. Jusufi kishte publikuar dhjetra artikuj në zhurnale dhe konferenca shkencore internacionale si dhe kishte marre pjesë në seminare dhe vizita shkencore në vende te nryshme: SHBA, Gjermani, Angli, Austri, Spanje dhe Suedi. Dr. Jusufi ka fituar shpërblimin e punimit më të mirë në konferencën për Analizë Vizuale të të Dhanave (VDA’12) ne Burlingame te SHBA-ve.
Ai do t’i vazhdojë aktivitetet e tija shkencore në UC Davis në Kaliforni të SHBA-ve ku do të punojë si hulumtues postdoktoral për visulizimin e punës se superkompjuterevë./preshevacom/