Eko Higjiena

Edhe një bankë nga Turqia

/ 2 minuta lexim
KD-viti

Tregut të Kosovës do t’i shtohet edhe një bankë me kapital turk. Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës pranojnë se aplikacioni i një prej bankave të mëdha nga Turqia është në proces e sipër të shqyrtimit.

Kështu do të shkojë në tre numri i institucioneve financiare me kapital të biznesmenëve nga ky vend pas Bankës Kombëtare Tregtare dhe TEB Bankës, të cilat kontrollojnë rreth 7 për qind të tregut bankar në Kosovë.

Edhe një bankë me kapital turk shumë shpejt pritet t’i shtohet tregut të bankave në Kosovë. Kështu do të shkojë në tre numri i institucioneve financiare me kapital të biznesmenëve nga Turqia.

Për këtë çështje, të martën një grup bankierësh nga ky vend euroaziatik kanë mësyrë zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës për t’u interesuar më detajisht se si të investojnë në këtë vend.

KD-viti

Mësohet se në takim me Guvernatorin Gani Gërguri ata kanë shprehur interesim për të zgjeruar veprimatinë e tyre edhe në Kosovë, pasi që vlerësojnë se ekziston stabilitet i mjaftueshëm financiar dhe disiplinë fiskale.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka pranuar se tashmë kjo bankë i ka kryer procedurat e aplikimit për të operuar në Kosovë.

“ Aplikacioni i një banke nga Turqia është në proces e sipër të shqyrtimit. Për hir të respektimit të integritetit të procesit të licencimit emri i bankës bëhet publik vetëm me rastin e marrjes apo refuzimit të licencës. Mirëpo, me rëndësi është se fjala është për një nga bankat e mëdha nga Turqia”, ka pohuar Kada.(express)