Mobi Casa

Edhe në Nazeli ka shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nazeli (Turqi) – Nijazi Aykut është nga fshati Kicanlir që është në kuadër të regjionit Nazeli. Nijazi për rajonipress tregon historinë e familjes së tij dhe me emocione flet për Kosovën, Adem Jasharin e rrugët e Prishtinës të cilat i vizituar para një viti.

Në darkën e shtruar enkas për delegacionin e Gjilanit nga ana e kryetarit të Nazelisë merrnin pjesë personalitete të shumta të jetës institucionale, deputet, biznesmen, njerëz të kulturës etj.

Në këtë ndejë binte në sy buzëqeshja dhe gëzimi që e kishte përshkruar shqiptarin Nijazi Aykut. Ai në fillim dhe gjatë përshëndetjeve bëri me dije se është shqiptarë dhe se ka dëshirë të madhe të bisedojë me delegacionin e Gjilanit.

Nijazi Aykut ishte i ftuar special në këtë ndejë për shkak të ndikimit që kishte tek komuniteti shqiptarë në fshatin Kicanlir që është pjesë e qytetit Nazeli. “Unë jam shqiptarë dhe jam nga Kosova. Po më merr malli kur po ju shoh kështu bashkë e zemra po më rritet nga gëzimi” ishin fjalët e Nijaziut.

Eco Higjiena

Ai për rajonipress ka shpalosur historinë e tij interesante.”Qysh në vitin 1912 familja ime është vendosur në këtë fshat që tani ka mbi 1500 shqiptarë. Ne jemi nga rrethi i Besisë së Prishtinës dhe jemi Sfarqali” tha Aykut.

Shqiptari nga Kicanlir flet shqip mirë dhe tha se kanë arritur që edhe në dasma e tradita dhe ndeja tjera tradicionale ta kultivojnë gjuhën shqipe.”Ne jemi pak më të vjetër dhe me fanatizëm po e ruajmë traditën. Vizitat e delegacioneve nga Kosova na shërojnë shpirtërisht dhe na japin emocione, kujtime e motiv për të vizituar më shpesh atdheun e të parëve tanë” u shpreh Aykut.

Me kënaqësi Aykut përkujton momentet e tija interesante gjatë vizitës së fundit që i ka bërë Kosovës.”Përmallohesha shumë kur vizitoja familjarët e mi atje. Më mbeti merak ta vizitojë kompleksin e Adem Jasharit, po kësmet edhe këtë ëndërr do ta realizojë”.

Aykut ka marrë një dhuratë nga Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan i cili në shenjë respekti i dhurojë atij një stemë me flamurin shqiptarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.