FITORJA

Edhe në mesjetë, lidhja tregtare, kulturore e rajonit të Vranjës, Luginës së Preshevës ishte me Prishtinën dhe Kosovën

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Xhemaledin Salihu (profesor) – Lugina e Preshevës, në Mesjetë ishte fushë e shumë ngjarjeve historike e luftarake për shumë arsye, por arsyeja më e rëndësishme ishte ajo sepse Karadaku i Preshevës u bë një vijë komunikacioni e qarkullimi tregtar e kulturor me shumë rëndësi.

Gjegjësisht, Lugina e Preshevës u bë varijantë e udhës më shumë rëndësi Prishtinë-Qustendil. Pra, kjo udhë mesjetare nga Prishtina, nëpër Karadak të Preshevës, kalonte nëpër bazenin e Preshevës, në drejtim të Preshevë-Bilaç, pastaj nëpër malin Rujan, në anën lindore të Preshevës, zbritte në Pçinjë dhe tutje udha çonte në Qustendil. Nëpërmjet kësaj udhe erdhi edhe ushtria e Perandorisë osmane në fushën e Preshevës, pas Betejë së Maricës, më 1371.Këtu në Preshevë ndodhi beteja e parë e ushtrisë osmane me ushtrinë e krishterë, që e përmend edhe historiani serb St. Novakoviq dhe e cila ishte uvertyre e Betejës së Kosovës dhe për të cilën thotë se ishte një Betejë edhe më e madhe se Beteja e Kosovës, më 1389. Kjo betejë ndodhi në Moravicë Të Preshevës dhe autori Novakoviq porosity se në Arkivin e Stambollit dhe të Ankarasë ka shumë material arkivor, me të cilin dëshmohet madhësia e kësak beteje.

Kjo udhë mesjetare tregtare, ndërmjet rajonit të Vranjës dhe Kosovës, nëpërmjet udhës së Karadakut të Preshevës, në Luginën e Preshevës pati ndikime të mëdha edhe kulturore. Sipas Jovan Haxhivasileviqit, Rajoni i Vranjës, në të cilin bënte pjesë edhe Moravica e Preshevës, në Mesjetë ishte e drejtuar në Prishtinë dhe Kosovë si në një “qendër të natyrshme”.

Këto ndikime kulturore nga perëndimi ndodhën në veshjen popullore, adetet,doket, në trashëgiminë shpirtërore dhe në veçori të tjera të popullatës.
Këto ndikime kulturore vazhduan edhe gjatë okupimit turk të Luginës së Preshevës, Vranjën dhe Preshevën ushtria e Perandorisë osmane e pushtoi më vitin 1445. Krahina e Vranjës dhe Lugina e Preshevës, administrativisht edhe në at kohë i takonin Prishtinës apo Prizrenit. Lugina e Preshevës edhe pas çlirimit i takonte mutesarifitllëkut të Prishtinës.

FIDANISHTJA

Udha e Karadakut-Kosovës edhe nën Perandorinë osmane ishte shumë e rëndësishme dhe shumë qarkulluese, edhepse shumë humbi nga rëndësia e saj gjatë Mesjetës.
Poashtu, sipas Jovan Haxhivasileviqit, në rrethin e Vranjës u kryqëzuan dy udhë më rëndësi botërore.

Udha nga Gjenova dhe Venediku, e cila në Mesjetë prekte bregdetin dhe Kosovën, zbritte në rrethin e Vranjës dhe nga aty në lindje për Carigrad/Stamboll/ dhe anasjelltas. Udha nga Prishtina shkonte në Preshevë, nga aty nëpër Bilaç dhe malin Rujan, në lindje të Preshevës, zbritte në Pçinjë dhe më tutje për në Qustendil dhe në lindje e jug.
Nëpër këtë udhë kaloi edhe Benedikt Kuripeshiqi, konzul hungarez, gjatë vitit 1531, në udhëtimin e tij për në Carigrad. Ai nga Livoçi kaloi nëpër Preshevë, të cilën e quajti Presa.
Këtu përmendet edhe udha nëpër Konçul dhe shumë udhë të tjera ndërkombëtare për të cilat do të bëjmë shkrim një herë tjetër.

Gjetjet arkeologjike në disa lokalitete të Rahovicës: Kacipup,Izvor, Dobrec e tjerë, sidomos të monedhave japin dëshmi se Presheva ka bë tregti, jo vetëm me Selanikun, por edhe me qytete të tjera, sidomos me Durrësin, ku në këto lokalitete janë gjetur monedha me vlerë të mëdha, ku shkruan Durrhachium.

Edhepse sipas Jovan Haxhivasileviqit, rrethi i Vranjës, Lugina e Preshevës shpesh ishte e drejtuar kah Shkupi, prapseprap këto rajone kërkonin qarkullim tregtar, kulturor nga Prishtina dhe Kosova./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.