Fundamenti

Edhe në Gjilan testi i maturës ka shkuar në rregull

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se rreth 2265 maturantë i janë nënshtruar pjesë së dytë të testit .Gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk janë shënuar probleme tha ai.

Edhe në Komunën e Gjilanit testi i maturës është realizuar pa probleme në teren. Mbi 2265 nxënës i janë nënshtruar testit të dytë të maturës.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se në pjesën e dytë të testit gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk janë vërejtur telashe.”Këtë vit organizimi ka qenë shumë më profesional dhe realisht edhe presim rezultate më të mëdha. Është vërejtur një rend dhe disiplinë më e madhe nëpër shkolla”tha Nevzati.

Mobi Casa

Navzati tha se pret rezultate të mira nga maturantët gjilanas. Administratorët nëpër shkollat e Gjilanit kësaj radhe kanë qenë nga Kaqaniki,Lipjani dhe Obiliqi tha Nevzati.

Nevzati, tha se këtë vit testit të maturës i janë nënshtruar 2265 nxënës , prej të cilëve 1800 janë të rregullt dhe 465 të atillë që janë bartur nga vitet e kaluara. “Besojmë se do të dalim mirë si komunë, ngase sivjet është punuar mirë, është mbështetur arsimi, andaj edhe sukseset nuk do të mungojnë”ka thënë Nevzati.

Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), njëherësh zëvendësministër i Arsimit ka thënë se publikimi i rezultateve të provimit do të bëhet më 30 qershor,derisa afati i ankesave të nxënësve do të jetë nga 2-4 korrik, ndërkaq publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 5 korrik./rajonipress/